Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni nënshkruajnë marrëveshjet për normalizim

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë nënshkruar marrëveshjet për normalizim të plotë të marrëdhënieve diplomatike.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrat e jashtëm të Emirateve dhe Bahrejnit nënshkruan kopjet e marrëveshjeve. Po ashtu, ato janë nënshkruar edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, si ndërmjetës i marrëveshjeve.

Shtëpia e Bardhë ende s’ka publikuar tekstin e marrëveshjeve, por ajo pritet të ndodhë më vonë gjatë ditës.

Të ngjashme