BE-ja gjobit kompanitë “Sony”, “Panasonic” dhe “Sanyo”

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 17:05 | Nga

Komisioni Evropian dënoi sot me një gjobë prej 166 milionë eurosh kompanitë japoneze të elektronikës “Sony”, “Panasonic” dhe “Sanyo” sepse kishin bërë marrëveshje për vitet 2004 dhe 2007 që të limitojnë konkurrencën në tregun e baterive të rikarikueshme.

Një kompani e katërt, koreanojugoria “Samsung”, që bënte gjithashtu pjesë në këtë marrëveshje, arriti të shpëtojë nga një gjobë prej 57,7 milionë eurosh sepse denoncoi këtë fakt, sipas një komunikate të Komisionit.

Bateritë të tipit “ion-litium” të rikarikueshme që preken nga kjo marrëveshje përdoren shumë nëpër pajisje elektronike dhe elektrike të lëvizshme, si laptopët apo telefonat celularë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme