Katër viktima nga përmbytjet në Francën jugore, mbi 18 të zhdukur

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë vdekur ndërsa mbi 18 janë raportuar të zhdukur nga përmbytjet e mëdha që janë shkaktuar në Francën jugore.

Sipas Reuters, zona jugore e Francës është përshkuar nga shiu i rrëmbyeshëm përgjatë vikendit dhe se lumenjtë kanë dalur nga shtrati, duke rrënuar shtëpi, ura dhe pjesë të rrugëve.

Përmbytje dhe shi të rrufeshëm ka pasur edhe në disa qytete të Italisë përgjatë javës së shkuar. Stuhia e quajtur “Alex”, ka shkatërruar shtëpi dhe rrënuar shumë rrugë.

Të ngjashme