Kroacia në vitin 2023 mund ta miratojë euron si valutë zyrtare

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Në janar të vitit 2023, Kroaica mund ta miratojë euron si valutën e saj zyrtare.

Fillimisht masa duhet të miratohet nga Eurogrupi si dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, raporton Euronews.

Nëse Kroacia në janar e aplikon euron, atëherë shteti ballkanik do ta festonte 10 vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me valutën zyrtare të unionit.

Ekonomia kroate viteve të fundit ka arritur që ta mirëmbajë inflacionin në shifra të ulëta.

Ndërkaq, deficiti buxhetor nuk e kalon 3 për qind të GDP-së së përgjithshme

Të ngjashme