Kryeministri italian kërcënon qytetarët me burg nëse nuk respektojnë karantinën

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit u grumbulluan për të ikur në rajone të futura në karantinë në veri të Italisë, pasi qeveria vendosi një bllokim që prek 16 milionë njerëz në një përpjekje të dëshpëruar për të luftuar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës.

Kushdo që thyen rregullat e karantinës – në të cilin askush nuk mund të largohet nga zona e rrezikut pa ndonjë arsye serioze – mund të përballet me tre muaj burg ose me gjobë deri në 200 euro.

Sëmundja vrasëse ka kapluar Italinë ku numri i të infektuarve u rrit në mbi 5,880, ndërsa numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali është në 233, duke e bërë këtë shtet si vendin ku ka shpërthyer virusi më së shumti jashtë Kinës.

Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret në orët e para të këtij mëngjesi që do të vazhdojë deri më 3 prill duke ndaluar rreth 16 milionë njerëz të lëvizin brenda dhe jashtë në të gjithë rajonin e Lombardisë, si dhe pjesë të Emilia Romagna, Marche, Piemonte dhe Veneto.

Të ngjashme