Lija e Majmunit: India konfirmon vdekjen e parë

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

India ka konfirmuar vdekjen e parë të shkaktuar nga Lija e Majmunit në shtetin jugor të Keralas.

Një 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vdekur të shtunën.

Ministri i Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se burri fillimisht kishte rezultuar pozitiv për virusin jashtë vendit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mostrat e testuara pas vdekjes së tij gjithashtu zbuluan virusin, tha ajo të hënën.

Kjo është vdekja e katërt nga Lija e Majmunit e raportuar globalisht, jashtë Afrikës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunit një emergjencë globale shëndetësore muajin e kaluar.

Të ngjashme