Lukashenko synon ndryshime kushtetuese, përmend largimin nga pushteti

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Aleksandër Lukashenko, ka premtuar disa ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, në rast se reformat jetësohen, do të tërhiqet nga pushteti disavjeçarë.

Në anën tjetër, opozita i ka kundërshtuar ashpër reformat e pretenduara nën arsyetimin se këto janë formë e re e qëndrimit të Lukashenkos në pushtet.

“Një person që është ulur në përdorimin e terrorit kundër bjellorusëve nuk ka asnjë lidhje me ligjin kryesor të vendit. Ai do të vazhdojë të promovojë planin e tij manipulues për të na mashtruar edhe një herë dhe për të blerë kohë për veten e tij”, ka deklaruar Sviatlana Tsikhanouskaya, kryesuesja e opozitës bjelloruse.

Lidhur me reformat në Kushtetutë që akoma nuk janë të specifikuara, Lukashenko ka deklaruar se drafti do përfundoj në vitit të këtij viti, shkruan Reuters.

“Atëherë njerëzit do të përcaktojnë në një referendum nëse duhet të ketë një kushtetutë të re, apo jo”, ka deklaruar Lukashenko.

Bjellorusia ishte përfshirë në protesta të ashpra vitin e kaluar. Mijëra protestues kishin kundërshtuar rizgjedhjen e Lukashenkos në krye të vendit. Ata pretendonin se Lukashenko ka manipuluar procesin zgjedhor.

Të ngjashme