Macron para liderëve botërorë: Le të betohemi që të vendosim paqe para së gjithash

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emannuel Macron, ka mbaruar fjalimin e tij në shënim të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me tone politike që lidhen me aktualitetin.

“Patriotizmi është e kundërta e saktë e nacionalizimit”, ka thënë Macron, shkruan Le Monde.

“Historia kërcënon” ka thënë ai duke përkujtuar se cila është rëndësia e paqes.

“Le të betohemi të gjithë si kombe që ta vendosim paqen para së gjithash”.

“Patriotizmi, nacionalizmi dhe egoizmi janë e kundërta e saktë. Mësimi i Luftës së Madhe nuk mund të jetë ai i pakënaqësisë së një populli kundër tjetrit. T’i shtojmë shpresat në vend se ta kundërshtojmë frikën”.

I pari i Francës e ka përfunduar fjalimin e tij me këto fjalë: “Rroftë paqja, rroftë miqësia ndërmjet njerëzve. Rroftë Franca”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme