Mali ku u testua bomba bërthamore rrezikon të shembet

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 17:59 | Nga

Koreja e Veriut ka kryer të gjitha testet bërthamore nëntokësore nën një mal. Shkencëtarët kinezë besojnë se mali rrezikon të shembet duke përhapur rrezatimin në të gjithë rajonin, gjë që do të shkaktojë një katastrofë natyrore.

Kim Jong urdhëroi testimet në tunele në rajon të largët, ku përhapja e rrezatimit është ndalur nga shtresat e shkëmbit. Por pas gjashtë testeve bërthamorë dhe rrezikun se do të ketë përsëri teste të tilla, kinezët kanë ngritur alarmin se mali do të shembet.

Wang Naiyan, studiues i lartë në programin e armëve bërthamore të Kinës, tha se bota është në rrezik për një fatkeqësi të madhe mjedisore nëse testet nuk ndalen.

“Nëse Koreja e Veriut kryen edhe një test tjetër bërthamor në mal atëherë ajo mund të shpërthejë duke lënë hapësira që lejojnë rrezatimin të dalë jashtë”, tha ai për South China Morning Post.

Sizmologët besojnë se gjashtë testet e shtetit komunist deri më tani janë kryer të gjithë nën të njëjtin mal në Punggye-ri.

Image result for Punggye

Të ngjashme