Mbi 131 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Mbi 131 milionë persona janë infektuar me COVID-19 deri tani në botë, raporton Gazeta Express.

Sipas faqes botërore worldometers.info, deri tani në botë janë infektuar me COVID-19 131 milionë e 468 mijë e 234 persona.

Ndërsa, kanë vdekur 2 milionë e 861 mijë e 275 persona.

Deri tani sipas kësaj faqeje, në botë janë shëruar 105 milionë e 881 mijë e 369 persona.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve, me 31 milionë e 383 mijë e 126 raste, pastaj Brazili me 12 milionë e 953 mijë e 597 raste dhe India me 12 milionë e 485 mijë e 509 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive  me COVID-19 është 92 mijë e  975 raste nga 439 mijë e 36 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa, deri tani në vend kanë vdekur 1 mijë e 906 persona si pasojë e këtij virusi.

Të ngjashme