Mbretëresha Elizabetë dhe burri i saj marrin vaksinën kundër COVID-19

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetë II, dhe burri i saj, Princi Philip, kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, këtë e ka konfirmuar Pallati Buckingham.

Çifti mbretëror vaksinat i ka marrë të shtunën në Kështjellën Ëindsor, ku ata ishin të izoluar që nga fillimi i pandemisë.

Mbretëresha në moshën 94 vjeçare dhe burri i saj në moshën 99 vjeçare hyjnë në grupmoshën e personave me rrezik të lartë nga koronavirusi, të cilëve Qeveria e Britanisë së Madhe u ka dhënë përparësi në vaksinim.

Në njoftimin e Pallatit Buckingham thuhet se Mbretëresha ka thënë se “Kam vendosur që të tjerët ta dijnë se kam marrë vaksinën”. Vaksinat u dhanë nga një mjek i familjes mbretërore.

Të ngjashme