Më shumë se 3.000 raste me COVID-19 sot në Britani

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se tri mijë raste të reja me COVID-19, për të tretën ditë me radhë, për herë të parë që nga maji.

Janë konfirmuar 3.300 raste të koronavirusit, sipas shifrave zyrtare të dhëna nga Qeveria të dielën, kurse një ditë më herët janë regjistruar 3.497 raste, shkruan The Independent, transmeton KOHA.

Në përgjithësi, 368.504 raste janë konfirmuar pozitive me COVID-19.

Gjithashtu janë regjistruar pesë vdekje të reja, duke bërë që numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë të shkojë në 41.628.

Numri i rasteve ditore me koronavirus është rritur krahasuar me shifrat e raportuara para dy javëve, ndryshim ky që ka bërë të mendohet nëse vendi po hyn në valën e dytë të virusit.

Të ngjashme