Mediat ruse: Forcat iraniane tërhiqen nga rrafshnalta e Golanit

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 17:15 | Nga

Forcat iraniane kanë tërhequr armët e tyre të rënda nga rrafshnalta e Golanit midis Izraelit dhe Sirisë me një distancë prej 85 kilometra.

Me mbështetjen e Rusisë, Iranit dhe Hezbollahut, Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ia ka dalur që ta rimarrë nga rebelët territorin e Sirisë jug-perëndimore, kjo gjë ka mundësuar lëvizjen e forcave pro-Assad në afërsi të kufirit izraelit.

“Iranianët u tërhoqën dhe formacionet shiite nuk janë atje”, citon agjencia ruse e lajmeve “Tass”, Alexander Lavrentiev-in, i cili është i dërguari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin, në Siri.

“Pra, nuk ka njësi të pajisura rëndë që mund të paraqesin ndonjë kërcënim për Izraelin në një distancë prej 85 km nga vija e demarkacionit”, shtoi Lavrentiev.

Zyrtarët izraelitë i shohin forcat iraniane dhe Hezbollahun si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit të tyre, transmeton Klan Kosova.

Javën e kaluar një zyrtar izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Rusia kishte ofruar të mbajë forcat iraniane të paktën 100 kilometra larg vijës së rrafshnaltës së Golanit.

Mirëpo, Izraeli e kundërshtoi ofertën, e cila erdhi gjatë një takimi midis kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kryeministri Netanjahu, i kishte thënë ministrit rus se “ne nuk do t`i lejojmë iranianët të vendosen qoftë edhe 100 kilometër larg kufirit”, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme