Mitsotakis hedh poshtë idenë e zgjedhjeve të parakohshme

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e kundërshtoi vendosmërisht idenë e zgjedhjeve të parakohshme në vend, duke thënë se qeveria e tij do ta përfundojë mandatin e saj.

“Në fund të mandatit tonë katërvjeçar, unë dua që qytetarët të gjykojnë vetë nëse preferojnë katër vitet e Mitsotakis apo katër vitet e mëparshme të Alexis Tsiprasit”, deklaroi kryeministri grek.

Ai u bëri thirrje qytetarëve më të moshuar grekë që të vaksinoheshin kundër koronavirusit dhe hodhi poshtë zërat se kjo do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

“U bëj thirrje të moshuarve, ju lutem vaksinohuni sa më shpejt që të jetë e mundur, vaksinat janë një mbrojtje… është një akt themelor i vetëmbrojtjes”, theksoi ai. ”Në shtator qeveria do të rishikojë idenë e bërjes së vaksinimit të personelit mjekësor të detyrueshëm”.

Kryeministri nuk pranoi të tregonte një datë për rihapjen e plotë të bizneseve të ushqimit dhe tha se vlerësimi i tij është se kjo do të ndodhë pas Pashkëve ortodokse, më 2 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme