Ndahet nga jeta ish-presidenti Federal gjerman, Roman Herzog

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 10:05 | Nga

Në moshën 92-vjeçare në Bad Mergentheim të Gjermanisë dje është ndarë nga jeta ish-presidenti Federal gjerman Roman Herzog, transmeton Ekonomia Online.

Roman Herzog u lind më 5 prill 1934 në Landshut. Në vitin 1970 ai iu bashkua Unionit Kristian-Demokrat (CDU), ndërsa në vitin 1973 u emërua Sekretar shteti në qeverinë e Landit Rheinland-Pfalz. Nga viti 1978 deri në vitin 1983 ai mbajti poste ministrore në qeverinë e Landit Baden-Württemberg.

Në vitin 1983 Roman Herzog u emërua zëvendëspresident i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kryesimin e saj e mori në vitin 1987 – mandat, të cilin e mbajti deri në vitin 1994.

Nga viti 1994 deri në vitin 1999 Herzog e mbajti pozitën e Presidentit Federal. Si President ai u angazhua që Gjermania e ribashkuar të merrte përgjegjësi ndërkombëtare. Në fjalimin e tij të njohur si „Fjalimi i Berlinit“ ai dha impulse për më shumë gatishmëri për reforma dhe vullnet për të ndryshuar.

Pas përfundimit të mandatit të tij, Herzog kryesoi Konventën për hartimin e Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian dhe vazhdoi angazhimin e tij duke mbajtur një sërë pozitash në instanca të larta.

Andaj sot dhe nesër  nga ora 12:00 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i zisë, në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit.

Të ngjashme