Në ekonominë më të fortë evropiane rritet hendeku në mes të pasurve dhe të varfërve

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 13:52 | Nga

“Dallimet në mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani janë më të thella se dy dekada më parë”, thotë studimi..

Një studim i publikuar nga Instituti Gjerman i Makroekonomisë (IMK) tregon se dallimet në mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani janë më të thella se dy dekada më parë, njoftojnë mediat nga Berlini.

Numri i gjermanëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë në vendin më të fortë ekonomik në BE u rrit nga 11 për qind në vitin 1993 në 15.3 në vitin 2013, tregon studimi. Të varfër konsiderohen rastet në të cilat të ardhurat mujore sillen më pak se 60 për qind e pagës mesatare.përcjell albinfo.ch.

Sipas studimit të IMK, dallimet në mes të pasurve dhe të varfërve ndikojnë ndjeshëm në shkollim, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve të lindur në familje që i përkasin grupit të të varfërve.

Rezultatet e studimit janë të habitshme, duke pasur parasysh se aktualisht shkalla e papunësisë në Gjermani është një rekord të ulët 4.6 për qind, dhe rritja ekonomike ka qenë e qëndrueshme për disa vjet. Përveç kësaj, nga viti 2010 deri 2014 rritja ekonomike gjermane është më e lartë se ekonomitë e tjera të mëdha në BE, vendi ka suficit më të madh tregtar në botë dhe borxhin në krahasim me GDP-në u reduktua në 68. 6 për qind.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme