Në ëmbëltoren gjermane gatuhen torta në formë shiringe

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Një ëmbëltore në qytetin e Dortmundit në Gjermani po feston vitin e vaksinës kundër COVID-19 me një tortë në formë shiringe.

Nuk është hera e parë që ëmbëltorja “Schuerner’s Baking Paradise” ka shitur gjëra që simbolizojnë me gjendjen me koronavirus. Vitin e kaluar, kur njerëzit boshatisën raftet e dyqaneve nga paniku, ata krijuan torta në formë të letrave të tualetit.

Pronari Tim Kortuem ishte shqetësuar se gatimi i një shiringe të shijshme mund të ishte hap i madh.

Me vaksinimin e njerëzve në shumë shtete të botës, zyrtarët shëndetësorë shqetësohen se ankthi për ilaçet e reja për COVID-19 do të ngadalësojë marrjen e vaksinave.

“Në fillim ishim skeptikë nëse do të ishte shumë e zymtë”, tha ai, shkruan Reuters. “Por, më pas e bëmë. Sepse edhe për ata që kundërshtojnë vaksinën, është qesharake. Është një vaksinë pa efekte anësore. Dhe ti mund të kthehesh prapë të marrësh edhe një sepse është shumë e shijshme”, shton Kortuem.

Nuk ka prova se kjo tortë do të mbrojë blerësit nga koronavirusi. Në fakt, marrë parasysh shtimin e peshës nga ngrënia dhe serioziteti i sëmundjes, mund të bëjë të kundërtën.

Të ngjashme