Në Itali bie numri i të vdekurve dhe i rasteve me COVID-19

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Italia ka raportuar 232 raste të vdekjeve me koronavirus të dielën, më pak se një ditë më herët ku u regjistruan 251. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, derisa është theksuar se numri i infektimeve ka rënë në 13.452 nga 14.931 sa ishin të shtunën.

Rreth 250,986 teste për COVID-19 u kryen ditën e kaluar, krahasuar me 306,078 me një ditë më parë, tha ministria.

Të ngjashme