Ngadalësohet rritja ekonomike e Italisë

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 15:10 | Nga

Nuk ka pasur rritje ekonomike në Itali në tremujorin e dytë të vitit, deklaroi sot instituti i statistikave kombëtare duke treguar se një rimëkëmbje e brishtë në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, kishte ndalur.

“Nga tremujori në tremujor, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ishte i sheshtë në tremujorin prill-maj-qershor në krahasim me rritjen 0,3 për qind në janar-shkurt-mars dhe 0,2 përqind në tetor-nëntor-dhjetor”, treguan të dhënat zyrtare të Istat-it.

Analistët prisnin një rritje prej 0,1-0,2 për qind.

“Në të dhënat vjetore, rritja u ngadalësua në 0,7 për qind nga një për qind në tremujorin e mëparshëm”, tha Istat-i.

Të dhënat janë një lajm i keq për qeverinë e kryeministrit italian, Matteo Renzi, i cili priste një rritje vjetore 1,2 për qind për vitin 2016.

Rritja e dobët do të përkeqësojë shifrat e borxhit dhe deficitit të Italisë si dhe do të zvogëlojë diferencën që qeveria të miratojë planet stimuluese ekonomike në buxhetin për vitin e ardhshëm, që do të paraqitet në tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme