Nigeria, mes rritjes së rasteve me COVID-19, përballet edhe me kolerën

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Nigeria, krahas rritjes së rasteve të COVID-19, është goditur edhe me rritjen e rasteve të kolerës duke shtuar kështu edhe një krizë të shëndetit publik.

Sezoni i shirave është duke e përkeqësuar gjendjen,  shkruan CNN.

“Autoritetet po luftojnë me militantët islamikë dhe kriminelët e armatosur, prandaj kjo po e pengon aftësinë e autoriteteve për t’iu përgjigjur kësaj gjendjeje”, ka thënë Bashir Lawan Muhammad, epidemiologu shtetëror.

22 nga 36 shtetet e Nigerisë, si dhe territori i kryeqytetit federal Abuja, kanë raste të dyshuara të kolerës, sipas Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

Të ngjashme