Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Mindanao, në jug të Filipineve, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti është regjistruar në orët e pasditës në bregun e qytetit Glan, në jug të ishullit. Epiqendra ka qenë në thellësi prej 10 kilometrave.

Nuk ka viktima në njerëz dhe persona të plagosur ndërsa nuk është lëshuar as alarm për cunami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme