Obama: Jam gati të vaksinohem live në televizion

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka deklaruar se është gati të vaksinohet kundër Covid-19. Madje ai ka thënë se do ta bëjë vaksinën drejtpërdrejt në televizion.

“Do ta bëj”, tha, Obama në në një intervistë në “The Joe Madison Show” . “Unë mund ta bëj drejtpërdrejt në TV ose ta filmoj në mënyrë që njerëzit të dinë që i besoj shkencës”, shtoi ai.

Komentet nga ish-presidenti i SHBA janë një ndërhyrje e menjëhershme që synon të trajtojë skepticizmin dhe dezinformimin në lidhje me vaksinat, ndërsa shtetet përgatiten të fillojnë të vaksinojnë qytetarët e tyre në javët e ardhshme.

Të ngjashme