OKB-ja kërkon nga Izraeli të ndalë planin “ilegal” të aneksimit të territorit palestinez

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarja kryesore për të drejtat e njeriut në OKB, Michelle Bachelet, i bëri thirrje Izraelit të hënën që të ndalë planet “ilegale” për aneksimin e pjesëve të okupuara të territorit palestinez në Bregun Perëndimor, dhe paralajmëroi se kjo do të çojë në përleshje dhe humbje të jetëve, ka shkruar Reuters.

Plani i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të zgjerojë sovranitetin e Izraelit përgjatë kolonive hebreje në territorin palestinez ka tërhequr kritika nga palestinezët, aleatët Arabë të SHBA-së dhe qeverive tjera të huaja. Kabineti i tij do të nisë aneksimin formal të mërkurën më 1 qershor.

“Aneksimi është ilegal dhe pikë”, tha Bachelet në një deklaratë. “Jam shumë e brengosur që edhe ndonjë formë minimale e aneksimit do të rritë dhunën dhe humbjen e jetëve, gjersa ngritën muret, vendosen forcat e sigurisë dhe dy popullatat rrisin armiqësinë”.

Të ngjashme