OKB: Mbi 10 mijë të vrarë në Ukrainë

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 16:39 | Nga

Sipas raporteve, në shtator numri i viktimave ka rënë për katër herë, krahasuar me numrin e viktimave në gusht, ka treguar përfaqësuesi i OKB-së

Më shumë se dhjetë mijë persona është raportuar të jenë vrarë në luftën në Ukrainë , ka thënë sot Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra’ad Al Hussein.

Komisionari ka prezantuar raportin e 16 të zyrës së OKB’së për të drejtat e njeriut për gjendjen në lindje të Ukrainës.

Sipas raporteve, në shtator numri i viktimave ka rënë për katër herë, krahasuar me numrin e viktimave në gusht, ka treguar përfaqësuesi i OKB-së.

Ai ka shtuar se së bashku me rinovimin e rrënojave në tetor është vëzhguar edhe niveli i viktimave civile.

Në nëntor dhe në fillim të dhjetorit numri i tyre u zvogëlua dhe uroj që ky ritëm të vazhdoj, ka përfunduar komisionari.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme