Papa Françesku takon prostitutat shqiptare

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 19:41 | Nga

Papa Françesku ka befasuar sot 20 prostituta, duke i vizituar ato në shtëpinë e tyre në Romë. Papa në vazhdimësi e ka përshkruar trafikimin e qenieve njerëzore si ndërlidhje me prostitucionin dhe e ka quajtur “krim kundër njerëzimit”.

Ai sot është ulur me grupin e vajzave, përfshirë dy femra nga Shqipëria, shtatë nga Nigeria dhe gjashtë nga Rumania.

Sipas deklaratës së Vatikanit, tre femrat tjera ishin nga Italia, Tunizia dhe Ukraina. Të gjitha femrat, rreth të 30-ve, po strehohen nga bashkësia katolike, në një banesë në Romë, pasi janë shpëtuar nga trafikuesit dhe bosët e tyre.

Papa, 79-vjeçar, dëgjoi rrëfimet e tyre të trishta, pasi të gjitha kishin përjetuar dhunë të rëndë fizike. Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian. /tvklan.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme