Papa Françesku vonohet për lutje, ngec në ashensor

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka kërkuar falje që erdhi vonë për lutjet e përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se kishte ngecur në një ashensor në Vatikan.

82 vjeçari tha se ai ishte bllokuar në ashensor për 25 minuta për shkak të një ndërprerje të energjisë elektrike para se të lirohej nga zjarrfikësit.

“Më duhet të kërkoj falje që jam vonë”, tha një Papa Françesku i buzëqeshur në fillim të fjalimit të Angelus.

Ai më pas i kërkoi turmës një raund duartrokitjesh për zjarrfikësit.

Duke iu drejtuar turmës, Papa tha se kishte një “rënie të tensionit dhe ashensori u ndal”.

“Faleminderit Zotit, zjarrfikësit arritën dhe unë i falënderoj shumë ata. Pas 25 minutash punë ata arritën ta funksionalizojnë ashensorin”, tha ai.

Rrjetet televizive në Itali që transmetojnë lutjen live ishin shqetësuar se kjo vonesë mund të ketë qenë për shkaqe shëndetësore, raporton agjensia e lajmeve AFP.

Të ngjashme