Parisi në protestë kundër masave anti-Covid

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Parisit kundër planit të masave të Presidentit Emmanuel Macron për të kërkuar një çertifikatë vaksine COVID-19 ose test negativ PCR për të fituar hyrjen në bare, restorante dhe kinema duke nisur nga muaji Gusht.

Macron këtë javë njoftoi masa më të ashpra për të luftuar një rritje të shpejtë të infeksioneve të reja të koronavirusit, duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë dhe personave që punojnë në shtëpitë e të moshuarve.

Sipas qytetarëve me këtë plan masash cenohen të drejtat themelore të njeriut,  ata akuzojnë Presidentin për diskriminim ndaj atyre që nuk duan të vaksinohen ndaj COVID-19.

Ndaj kjo ishte përgjigjia e parë e francezëve, flakë e tymë në rrugët e kryeqytetit.

Të ngjashme