Pas sulmit në Stamboll 118 të arrestuar në Turqi përfshirë edhe 45 politikanë

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 09:38 | Nga

Policia turke ka arrestuar 118 persona gjatë një operacioni masiv që shënjestronte zyrtarët e Partisë pro-Kurde (HDP) mbi akuzat se kishin lidhje me militantët kurdë, shkruan “Reuters”.

Operacionet nisën pasi një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për shpërthimet që vranë 41 persona dhe plagosën 155 të tjerë, jashtë një stadiumi në Stamboll.

Disa orë pas këtij pretendimi, avionët luftarakë turq kryen sulmet ajrore mbi objektivat e PKK-së në Irakun e veriut, duke shkatërruar një shtab ushtarak, thuhej në deklaratën zyrtare.

Në agim, rreth 500 policë, të mbështetur nga automjete të blinduara dhe një helikopter, filluan një operacion në qytetin jugor të Adanas dhe arrestuan 25 zyrtarë të HDP-së, tha “Anadolu”.

Ekipet e policisë në Stamboll morën në paraburgim 20 zyrtarë nga “HDP”, duke përfshirë edhe kreun partiak të qytetit dhe kryhen kontrolle në adresa të ndryshme duke përfshirë edhe zyrat kryesore të partisë në qytet, tha agjencia.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme