Peshkaqenët rrezik për jetën në brigjet e Egjiptit, dy viktima për tri ditë

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Një rumune dhe një austriake janë vrarë nga sulmet e peshkaqenëve brenda tre ditëve në brigjet e Detit të Kuq të Egjiptit.

Ministria e Jashtme e Rumanisë konfirmoi se një turiste u vra gjatë pushimeve të dielën. Ndërsa, një grua austriake 68-vjeçare vdiq të premten në një tjetër sulm teksa po notonte pranë qytetit turistik të Hurghada.

“Dy gra u sulmuan nga një peshkaqen teksa po notonin në zonën Sahel Hachich, në jug të Hurghada”, tha të dielën Ministria e Mjedisit e Egjiptit, duke shtuar se një hetim ishte nisur.

Ndërkohë edhe anijet e peshkimit janë ndaluar në zone, shkruan euronews.

Në vitin 2020, një djalë i ri ukrainas dhe një udhërrëfyes egjiptian u plagosën rëndë nga një sulm peshkaqen.

Një turist nga Republika Çeke vdiq në brigjet egjiptiane në vitin 2018, tre vjet pasi një shtetas gjerman u vra gjithashtu në Detin e Kuq.

Të ngjashme