Policia italiane arreston 4 persona për përdhunim të dy britanikeve

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Katër të dyshuar, të moshave 19-23 vjet, janë arrestuar nga policia italiane për përdhunim të dy vajzave britanike.

Policia konfirmoi se dy vajzat, kishin njoftuar policinë italiane të martën e 8 shtatorit, duke u treguar se janë përdhunuar nga disa të dyshuar.

Incidenti ndodhi në “Marconia di Pisticci” pas një feste të organizuar në një vilë. Vajzat, siç njofton AP-ja, u dërguan për trajtim në spital.

“Kishte brutalitet e mizori”, kanë thënë zyrtarët policorë.

Katër të dyshuarit janë duke u intervistuar dhe po hetohet rreth incidentit. Policia tha se 2 prej tyre kishin marrë vajzat, pasi i njihnin pak më mirë, por më pas i kishin ftuar edhe 2 të tjerë duke e shfrytëzuar rastin pasi ato ishin të dehura. Vajzat u përdhunuan në kopshtin e vilës.

AP-ja raporton se të dyshuarit u arrestuan sot.

Të ngjashme