Presidenti i këtij shteti rezulton pozitiv me COVID-19 pasi u vaksinuar me vaksinën ruse

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka rezultuar pozitiv me Covid.

Kjo diagnozë iu bë e ditur Fernandez në ditën e tij të lindjes.

Presidenti argjentinas shkroi në ‘Twitter’ se ishte izoluar dhe po ndiqte protokollet në pritje të rezultatit të testit të reaksionit zinxhir polimerazë.

“Në fund të ditës së sotme, pasi pata një temperaturë prej 37,3 gradësh Celsius dhe një dhimbje koke të lehtë, bëra një tampon ku rezultova pozitiv. Unë jam fizikisht mirë dhe ndërsa uroj të kisha përfunduar ditëlindjen pa këtë lajm, jam gjithashtu në një humor të mirë”, tha 62-vjeçari.

Fernandez është një nga personat që ka marrë vaksinën e Rusisë Sputnik V kundër koronavirusit në fillim të këtij viti.

Të ngjashme