Pritet gaz nga Rumania drejt Bullgarisë në vitin 2019

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 14:17 | Nga

Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova deklaroi në Parlament se do të ketë gaz natyror nga Rumania drejt Bullgarisë në gazsjellësin e porsandërtuar gjatë muajit nëntor.

Shkaku për këtë vonim është mungesa e stacionit për kom-presion në territorin rumun, që duhet të jetë gati gjatë vitit 2019.

Nga Bukureshti e kanë siguruar Bullgarinë dhe Komisionin Evropian se do të shpejtojnë punën dhe transportimi i lëndës blu mund të fillojë më herët.

Kapaciteti i plotë i projektit është 1.5 miliardë metra kubikë. Kjo lidhje gazi me Rumaninë është e para e ndërtuar nga Bullgaria me fqinjët e saj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme