Protesta në Afganistan, talibanët dëbojnë qytetarët nga shtëpitë për të strehuar luftëtarët

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 07:17 | Nga Ekonomia Online

Protesta të mëdha kanë shpërthyer kundër talibanëve në Kandahar, pasi më shumë se 3000 familje janë nxjerrë jashtë nga shtëpitë e tyre për të strehuar në to luftëtarët e tyre.

Protestuesit u grumbulluan përpara shtëpisë së guvernatorit të Kandaharit, pasi shumë prej familjeve iu është dhënë afat 3 ditë për të lëshuar banesën e tyre ndonëse jetojnë atje prej dekadash.

Nga fotot e publikuara në media të ndryshme shihen protestuesit që marshojnë me duar e ngritura lart për të dhënë një mesazh dorëzimi.

Të ngjashme