Protestë kundër racizmit në Paris

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Parisit për të protestuar kundër racizmit dhe për ta denoncuar dhunën e Policisë.

Kjo vjen pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd i cili u torturua nga disa policë amerikanë gjatë arrestimit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Kjo çështje i ka revoltuar edhe francezët, në veçanti nëpër periferi të qytetit, ku grupet e të drejtave të njeriut thonë se akuzat për trajtimin brutal të emigrantëve nga ana e policisë, mbeten të padëgjuara.

Brenda turmës mund të shiheshin parulla ku shkruhej: “Shpresoj se nuk do të vritem sot vetëm pse jam i zi”. Një tjetër përbente mesazh për qeverinë: “Nëse mbjell padrejtësi, korr revoltë”.

Të ngjashme