Putin thotë se Rusia dhe Koreja e Veriut do të zgjerojnë marrëdhëniet

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, se të dy vendet do të zgjerojnë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me përpjekje të përbashkëta.

Në një letër drejtuar Kim-it për ditën e çlirimit të Koresë së Veriut, Putin tha se lidhjet më të ngushta do të ishin në interes të të dy vendeve dhe do të ndihmonin në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Gadishullit Korean dhe rajonit të Azisë Verilindore, tha agjencia e lajmeve KCNA, shkruan Aljazeera.

Kim i dërgoi gjithashtu një letër Putinit duke thënë se miqësia ruso-koreano-veriore ishte krijuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë, e cila kishte pushtuar gadishullin Korean.

“Bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti” midis dy vendeve ka arritur që atëherë një nivel të ri në përpjekjet e tyre të përbashkëta për të frenuar kërcënimet dhe provokimet nga “forcat armiqësore”, tha Kim në letër.

Të ngjashme