Qindra fëmijë bllokohen në një ndërtesë në Aleppo

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 16:39 | Nga

Raportohet se qindra fëmijë kanë mbetur të ngujuar brenda një ndërtese që është duke u sulmuar vazhdimisht nga regjimi sirian, në Aleppon e rrethuar, kështu ka thënë një doktor për UNICEF-in.

Ndërkohë, sot gjatë ditës OKB-ja ka raportuar se regjimi i presidentit sirian, Bashar Assad, është duke kryer vrasje të jashtëligjshme në zonat që së fundmi janë rimarrë nën kontroll nga ky regjim.

“Sipas raporteve alarmuese nga një doktor brenda qytetit, shumë fëmijë, më shumë gjasë më shumë se 100, të pashoqëruar apo të ndarë nga familjet e veta, kanë mbetur të ngujuar në një ndërtesë, e cila ndodhet nën sulme të rrepta në lindje të Aleppos,” ka thënë UNIFEC-i në një komunikatë.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve në konflikt që të lejojnë evakuimin e sigurt dhe të menjëhershëm të fëmijëve,” ka shtuar kjo agjenci.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme