Roli i Trumpit mashtron gazetën “El Nacional”

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 09:56 | Nga

Paraqitja e fundit e aktorit Alec Baldwin në showprogramin televiziv “Saturday Night”, në rolin e Donald Trump, ka mashtruar një gazetë kombëtare duke menduar se ishte gjë e vërtetë.

”El Nacional” e cila botohet në Republikën Domenikane ka kërkuar falje për botimin aksidental të një takimi të Alec Baldwin si Donald Trump me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Imazhi i shoqëruar në artikull ka të bëjë me vendbanimet izraelite.

Ndonëse fotografia e publikuar në gazetë i takonte informacionit falso që u dha në “Saturday Night Live”, askush nuk e dalloi gabimin, ka pohuar stafi i gazetës.

_94274362_6301c0d1-7826-4f07-93c6-7c92c30a5502

_94274364_mediaitem94274363

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme