Rritet rreziku i përdorimit të armëve bërthamore

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka shtuar rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore.

Këto konstatime i ka dhënë Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Sipas studimit rreziku është duke u rritur për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë po vazhdon për rajonin e Lindjes. Rusia po pretendon se është duke shkatërruar depo me armë perëndimore.

E perëndimi në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka premtuar më shumë furnizim me armë për Ukrainën.

Të ngjashme