Rusia e frustruar me Administratën Trump

Prishtinë | 12 Mar 2017 | 14:28 | Nga

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia është e frustruar me dy muajt e parë jo bindes të marrëdhënieve mes Moskës dhe Administratës së Donald Trump.

Zgjedhja e Trump president të SHBA-së, i cili kishte folur me admirim për Putinin dhe madje kishte bërë thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, i kishte rritur shpresat e Kremlinit.

Por, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se akoma nuk ka shenja përparimi.

Peskov ka thënë për CNN se: “Fatkeqësisht, nuk kemi rënë në uji se kur mund të fillojë dialogu.”

“Rusia kurrë nuk do të jetë nismëtarja e vendosjes në agjendë të kësaj çështjeje,” ka thënë ai.

Të ngjashme