Rusia me shifër rekorde të rasteve të reja me COVID-19

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka shënuar shifër rekord të rasteve ditore me COVID-19.

Reuters raporton se të premten në këtë vend janë regjistruar 15,150 persona të prekur nga koronavirusi.

Prej tyre 5,049 vetëm në Moskë, duke e çuar në total numrin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë në 1,369,313.

Autoritetet ruse kanë raportuar gjithashtu edhe për 232 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e vdekurve në 23,723.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme