Sebastian Kurz u thotë “jo” emigrantëve në Austri

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kancelari austriak, Sebastian Kurz refuzoi të lejojë Austrinë të pranojë refugjatë nga kampi i djegur i refugjatëve Moria, në ishullin grek të Lesbos.

Në një mesazh me video të postuar në Facebook, Kurz theksoi se nuk mund ta pranonte sistemin e vitit 2015, kur filloi kriza e migrantëve, e cila ishte e padenjë për njerëzimin.

Ai njoftoi se Austria do t’i ndihmojë refugjatët në vendngjarje në mënyrë që t’i sigurojë furnizime dinjitoz ushqimore njerëzve, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka të bëjë vetëm me Morian, por edhe vende të tjera në botë, të cilat nuk janë në fokusin e interesit publik”, tha kancelari austriak.

Ai vuri në dukje se do të mbështeste një qasje të unifikuar në nivelin e Bashkimit Evropian.

“Ajo që nuk na duhet është një politikë simbolike”, nënvizoi Kurz, duke aluduar në nismën gjermano-franceze për të pranuar fëmijë dhe të rinj nga kampi Moria.

Në një mesazh me video, politikani austriak mohoi se vendi i tij nuk po bënte asgjë për refugjatët.

Ai kujtoi se Austria priti 3,700 fëmijë këtë vit, që është rreth 100 fëmijë në javë, të cilët morën një vendim pozitiv për azilin.

Die Bilder aus Moria lassen niemanden kalt …

Österreich hat seit der Flüchtlingskrise 2015 einen großen Beitrag geleistet, mehr als fast alle anderen europäischen Länder.Die Bilder aus Moria lassen niemanden kalt – es kann aber auch nicht sein, dass wir zulassen, dass sich 2015 wiederholt. Wir bleiben bei unserem Kurs und helfen vor Ort. Dazu schnüren wir in der Bundesregierung ein umfassendes Paket.

Gepostet von Sebastian Kurz am Freitag, 11. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme