ShBA-ja importon oriz në Kinë

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 17:43 | Nga

Kina ka pranuar për të parën herë t’u lejojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës importin e orizit.
Marrëveshja dypalëshe u siguron fermerëve amerikanë qasjen në tregun më të madh të konsumatorëve të orizit në botë, ku sipas përllogaritjeve vetëm vitin e kaluar, gjiganti aziatik ka importuar gati 5 milionë tonë.

Bisedimet tregtare mes dy vendeve në këtë drejtim kanë rezultuar të suksesshme, edhe pse në çështje të tjera progresi ka qenë i vakët.

Tregun e saj të orizit Kina e hapi në 2001-shin, por mungesa e protokollit mbi insektet dhe sëmundjet e bimëve i bllokoi efektivisht importet, edhe pse tani është pikërisht bujqësia ajo që po kthehet në pikën e shndritshme të një marrëdhënieje tregtare plot gjemba me SHBA-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme