Shkon në 42 numri i të vdekurve dhe në 20 i të zhdukurve nga rrëshqitjet e dheut në Indi

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 42 numri i të vdekurve dhe në 20 i të zhdukurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Manipur të Indisë, të cilat filluan të mërkurën.

Puna e kërkim-shpëtimit është duke vazhduar për disa ditë me radhë. Viktimat janë kryesisht punëtorë dhe anëtarë të një force vullnetare të ushtrisë Indiane.

Shirat e musonit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në shtetet verilindore të Indisë, veçanërisht në Assam, Manipur, Meghalaya dhe Tripura.

Tetëmbëdhjetë persona u nxorën të gjallë nga vendi i incidentit gjatë fundjavës. Por zyrtarët e pranishëm në vend i thanë Salman Ravi të BBC Hindi se vetëm një “mrekulli” mund të shpëtojë më shumë jetë.

Ata thanë se sasia e mbeturinave në vend dhe lagështia e tokës e vështirësuan përdorimin e makinerive të rënda në zonë për kërkimin e viktimave, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Të ngjashme