Shpërthim në Greqi, dyshohet për akt terrorist

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 22:50 | Nga

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të lagjes “Eksarxia”, në Athinë.

Nga të dhënat e fundit rezulton që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi, bëjnë të ditur mediat lokale.

Ndërkohë, dyshimet e para për këtë akt bie mbi organizatat ekstremiste vendase.
Të njëjtat burime mediatike shtojnë se, pak përpara shpërthimit ka patur një telefonatë paralajmëruese në polici. (TCH).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme