Shpërthim pranë një kishe në Athinë, dy të plagosur

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Një bombë artizanale shpërtheu sot jashtë një kishe në Kolonaki, në Athinë, duke plagosur dy persona, njoftuan burime të policisë.

Bomba shpërtheu në orën 07:10 dhe sipas burimeve, ajo ishte e përbërë nga dy kuti me lëndë djegëse, tela dhe një orë.

Bomba plagosi policin që po ekzaminonte kutinë si dhe një punonjës të kishës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme