Shqiptari vdes në aksident tragjik në Itali

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 21:49 | Nga

Një 37-vjeçar ka mbetur sot viktimë në një aksident tragjik automobilistik në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08.30 minuta në Bellaria të Riminit. Klodian Muka po udhëtonte me motorin e tij “Yamaha Xmax” dhe u përplas me një makinë tip “Volksvagen Pasat” në një kthesë, raporton “News Rimini”.

Motori është përplasur me një makinë në një kthesë dhe për pasojë Muka ka mbetur i vdekur në vend. Shqiptari po udhëtonte me motor drejt veriut të Italisë. Drejtuesi i makinës është një 50-vjeçar italian, që po hetohet në gjendje të lirë për këtë aksident.

Edhe pse 37-vjeçarit Muka iu dha ndihma mjekësore, ai nuk mundi të jetojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme