Shtatë të vdekur e 46 të plagosur nga përplasja e trenave në Turqi

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së trenit të shpejtë me një lokomotivë në stacionin në Ankara.

Nga përplasja është dëmtuar edhe një mbikalim dhe zjarrfikësit janë duke tentuar të nxjerrin të mbijetuarit nën gërmadhat e këtij mbikalimi të stacionit Marsandiz.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 derisa treni po nisej drejt Konyas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme