S’ka shqiptarë në mesin e viktimave nga zjarri në Bronx

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 19 persona, duke përfshirë nëntë fëmijë, vdiqën nga zjarri i djeshëm në një ndërtesë apartamentesh në Bronx të New Yorkut.

Zyrtarja e Politikave Ligjore në Këshillin Bashkiak të Neë Yorkut, Vera Mjeku, ka folur për Klan Kosovën në lidhje me këtë tragjedi.

“Tragjedia në New York ku 19 persona humbën jetën në një zjarr që përfshiu një godinë shumëkatëshe në Bronks, mendohet të jetë nga më të rëndat në historinë moderne të qytetit dhe ka ndodhur nga keq funskionimi i një nxehëse elektrike dhe shpërndarja e zjarrit, mungesa e oksigjenit nëpër aparate dhe korridoret e ndërtesës sipas autoriteteve të qytetit të New Yorkut”, u shpreh Mjeku.

Ajo tregoi se ndërtesa e përfshirë nga zjarri në New York s’është e banuar nga shqiptarët, përcjell Klankosova.tv.

“Megjithëse, zona e Bronksit është një nga zonat me numrin më të madh të shqiptaro-amerikanëve, zona dhe ndërtesa e përfshirë nga zjarri janë strehe e komuniteve afrikano-amerikane, sidomos nga Gambia dhe atyre hispanike sipas raporteve të menjëhershme”, tha ajo.

Ajo tha, se kjo tragjedi i ka bashkuar të gjitha autoritetet e larta.

“Një tragjedi e përmasave të tilla dhe skenat rrënqethëse të zjarrit dhe zjarrëfikësve duke shpëtuar shumë banorë dhe fëmijë, kanë bashkuar të gjithë autoritetet e larta si Guvernatoren Kathu Hochul, Majorin Eric Adams, Senatorin Chuck Schumer, përfaqësues lokal si dhe ka sensibilizuar të gjithë qytetarët të cilët janë solidarizuar për t’u ardh në ndihmë këtyre familjarëve nëpërmjet një fondi të ngritur për ndihma nga Majori i Neë Yorkut”, u shpreh ajo.

Tutje, Mjeku bëri të ditur se tashmë të gjitha familjet e prekura nga zjarri janë akomoduar në ambiente të përkohshme, ndërsa sipas saj ka ende mbi 60 të lënduar në spitalet lokale.

Ndërkaq, konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka orë më parë tha se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave në Bronx ka shqiptarë, pasi ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimave.

“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të New Yorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe, deri më tani, nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas ynë ka pësuar në këtë tragjedi”, ka shkruar kjo konsullatë në Facebook.

Të ngjashme