Stoltenberg: Rritja e çmimeve të drithit, jo për faj të sanksioneve

Press Conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg
Prishtinë | 15 Qer 2022 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Kriza e thellë ushqimore që kërcënon globin nuk është pasojë e sanksioneve të ashpra që perëndimi i ka vënë Rusisë, si ndëshkim për sulmin në Ukrainë.

Këtë sqaroi në konferencën e kësaj të Mërkure për mediat, sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg për të gjithë ata që fajin ua venë masave ndëshkuese që synojnë paralizimin e ekonomisë ruse.

“Kjo është pasojë e tmerrshme e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. E them këtë sepse shoh që Rusia përpiqet të krijojë idenë se rritja e çmimeve të drithit është shkaktuar nga sanksionet tona, por kjo është e gabuar”.

Sipas numrit 1 të aleancës ushtarake veri-atlantike, zgjidhja ideale për normalizimin e çmimeve do të ishte që Rusia të ndalte luftën.

Por meqë kjo për momentin është e pamundur, Stoltenberg tha se një rol të rëndësishëm për të bindur Rusinë për hapjen e rrugëve të transportit të drithit ukrainas, po luan Turqia si aleat i NATO’s.

Në fund të këtij muaji, liderët e aleancës do të diskutojnë paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Kievi ka kërkuar ndër të tjera 1 mijë topa Houicer, 500 tanke perëndimore e 1 mijë dronë.

Të ngjashme