Sulm me shigjeta në Norvegji, disa të vdekur

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Norvegji u ka marrë jetën disa personave dhe ka plagosur të tjerë pasi doli në rrugë me një hark dhe shigjeta dhe nisi të sulmojë qytetarët.

Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

“Një person është neutralizuar…nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm,” njoftoi policia.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve. Sipas raportimeve, autori me hark dhe shigjeta në duar lëvizi në një zonë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa një numër i madh qytetarësh i kalonin pranë.

Të ngjashme